Flash

Gjimshiti sfidon Lewandowskin: "Nëse frikësohesh, do të thotë se je gabim në këtë punë"

Lapsi.al 30 August 2021
Gjimshiti sfidon Lewandowskin: "Nëse frikësohesh, do të

Tre ndeshje, por që përcaktojnë shumë për objektivin e kuqezinjve për kualifikim në Botërorin 2022. Gjithcka nis nga Varshava, ku kombëtarja shqiptare është grumbulluar që prej ditës së diel, për sfidën me Poloninë, e vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Në konferencën për shtyp, Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi që luan për Atalantën në Serie A, duhet të përballet edhe me sfidën më të vështirë brenda sfidës: duelin me Lewandowskin: "Po të shikosh Bayernin, mund të shikosh edhe një Lewandowski në super formë, me shumë gola të shënuar dhe siç e thatë edhe ju, është sulmuesi më i mirë në këtë moment, sigurisht, sipas golave dhe do jetë një duel shumë i bukur dhe do jap maksimumin tim".

E megjithatë, përballja me polakun nuk e tremb qendërmbrojtësin: "Në qoftë se frikësohesh, do të thotë se je gabim në këtë punë. Besoj siç e thatë, të gjithë lojtarët kanë marrë eksperiencat dhe kur të luash kundër një kundërshtari të këtij niveli shumë të lartë, besoj që do të rrisë edhe personalitetin dhe vetëbesimin, që rritet me sa më shumë ndeshje që luan dhe sa shumë gjëra merr me vete në karrierën tënde".

Kombëtarja shqiptare, në opinionin e Gjimshitit, ka bërë hapa pozitivë përpara dhe në Poloni skuadra do të japë maksimumin, pavarësisht emrave të mëdhenj që kanë përballë. "Mundësitë për të marrë rezultat pozitiv në Poloni janë. Besoj, pasi siç e thashë edhe më sipër, kemi bërë hapa pozitivë. Duhet të kemi respekt, pasi ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë. Por duhet të shikojmë veten, si do luajmë ne dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI