Flash

Mbërrin Muçi, pritet Kumbulla: kuqezinjtë stërviten në shiun e dendur në Varshavë

Lapsi.al 30 August 2021
Mbërrin Muçi, pritet Kumbulla: kuqezinjtë stërviten

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën një seancë stërvitore në Varshavë në kuadër të ndeshjes ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator. Seanca u zhvillua në stadiumin e skuadrës së Polonia të Varshavës dhe në të morën pjesë thuajse të gjithë lojtarët me përjashtim të Marash Kumbullës, i cili bashkohet në mbrëmje me grupin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se i gjithë programi stërvitor u zhvillua në reshjet e vazhdueshme të shiut, ndërkohë që lojtarët u impenjuan në ushtrime taktike, duke provuar vendosje të ndryshme në fushë.

Me ekipin është bashkuar sot edhe debutuesi Ernest Muçi, i cili ka qenë i impenjuar me klubin e Legias së Varshavës në transfertë të dielën mbrëma. Për këtë arsye Muçi është stërvitur veçmas me përgatitësit atletikë për një pjesë të seancës. Situata është e qetë dhe grupi është në gjendje të mirë, pasi nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Kuqezinjtë do të vijojnë sipas programit stërvitor edhe ditën e martë, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore një ditë para sfidës me polakët.

https://youtu.be/YvqUg1pU5yQ

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI