Flash

Messi vendos rekord edhe në TV: debutimi i tij është ndeshja më e ndjekur e të gjitha kohërave në Ligue 1

Lapsi.al 30 August 2021
Messi vendos rekord edhe në TV: debutimi i tij është ndeshja

Ardhja e Lionel Messit te Paris Saint Germain ishte një goditje e vërtetë për klubin, të cilit nuk iu desh as të paguante për kartonin e atij që shumëkush e konsideron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Por përfitimet nga transferimi i argjentinasit i ka marrë edhe kampionati, si nga pikëpamja e interesit të medias ashtu edhe ajo e spektatorëve. Pique, i cili biznesin e njeh po aq mirë sa edhe fushën, tashmë ka blerë të drejtat për Ligue 1 dhe ofroi debutimin e Messit falas përmes platformës Tëitch. Por jo vetëm jashtë vendit ka një dëshirë të madhe për të parë Pleshtin. Në Francë, biletat e transfertave të PSG janë të destinuara të bëhen një gjë e rrallë, siç janë ato për ndeshjet në Parc des Princes.

E për të gjithë ata që nuk munden të sigurojnë një biletë i mbetet vetëm të ndizin televizorin. Siç shpjegon l'Equipe, kjo është pikërisht ajo që kanë bërë më shumë se dhjetë milionë francezë: kanë parë Reims-PSG, në pritje të etheshme që argjentinasi të shkelte në fushë për herë të parë me fanellën e tij të re. Misioni i kryer dhe rekordi i parë i vogël por domethënës për Messin: debutimi i tij u bë menjëherë ndeshja më e shikuar në televizion në historinë e Ligue 1. Sigurisht, takimi i autoblindës parisiene me modestët e Reims nuk mund të bëhet ndeshja më e shikuar në përgjithësi, pasi nuk ka sharmin e Ligës së Kampionëve apo të ndeshjeve të kombëtares së Francës. Por është e sigurt se ndeshja e PSG kundër City në Champions do të rishkruajë një tjetër renditje të audiencës...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI