Flash

Video/ Ironia e teknikut të Genoas, pas golit të anulluar ndaj Pandev: "Lojtarët e Napolit filluan të qeshin..."

Lapsi.al 30 August 2021
Video/ Ironia e teknikut të Genoas, pas golit të anulluar ndaj Pandev:

Fitorja e diskutueshme 2-1 e Napolit në Genoa ka lënë pas polemika. Debati kryesor është ndërtuar mbi golin e Pandev që do ti kishte cuar shifrat në 1-1, por që u anulua për shkak të një kontakti mes Meret dhe Buksa i gjykuar i parregullt nga Var. Për rezultatin, Genoa e gjeti barazimin me Cambiason, por në fund Petagna shënoi golin e fitores.

Ballardini, nuk e fshehu hidhërimin për humbjen e Marassit pas ndeshjes: "Genoa luajti një ndeshje të mirë - i tha ai Dazn - luajtën në të njëjtin nivel me Napolin. Më pëlqeu performanca, jam i kënaqur, pashë një ekip shumë solid dhe një qëndrim që gjithmonë dua të shoh pas një fillimi të keq". Në lidhje me golin e anulluar, tekniku nuk e ka përmbajtur inatin: "Unë nuk mendoj se aksioni i Pandev është prishur nga një faull. Katër ose pesë lojtarë të Napolit filluan të qeshnin, ata ishin të bindur se goli ishte i vlefshëm. Në çdo rast, unë nuk jam i interesuar të flas për gabimet. Kjo ndodh edhe me lojtarët dhe trajnerët. Unë besoj në mirëbesim".

Në anën tjetër, Spalletti, e interpreton golin e anulluar të Genoas krejt ndryshe nga Ballardini: "Faulli i Buksa është i drejtë në momentin që lojtari kërkoi vetëm kontaktin me portierin. Shkoi aty vetëm për të penguar daljen e portierit. Ishte faull. U rrotullua me shpinë duke kërkuar kontaktin. Meret e humbi topin vetëm se u përplas me të".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI