Flash

Vriten 9 anëtarë të një familjeje në sulmin ajror amerikan në Kabul

Lapsi.al 30 August 2021
Vriten 9 anëtarë të një familjeje në sulmin ajror

Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjestër një automjet në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i viktimave për një gazetar lokal që punonte për CNN. SHBA kreu një sulm ajror mbrojtës në Kabul, duke synuar një sulmues kamikaz të dyshuar të ISIS-K i cili përbënte një kërcënim për aeroportin, tha të dielën Komanda Qendrore e SHBA.

Viktima më e vogël në moshë është një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllai të njërit prej të vrarëve. Ata ishin një familje e zakonshme. Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare, ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, tha ai.

Fqinjët dhe dëshmitarët në vendin e sulmit me dron në Kabul i thanë CNN se disa persona u vranë, përfshirë fëmijë. Ushtria amerikane pranoi të dielën më vonë se ka raporte për viktima civile pas sulmit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI