Flash

Cavani i jep numrin 7, Cristiano Ronaldo dedikim për Ferguson: "Sir Alex, kjo është për ty"

Lapsi.al 31 August 2021
Cavani i jep numrin 7, Cristiano Ronaldo dedikim për Ferguson: "Sir
Tani është zyrtare, Cristiano Ronaldo është kthyer te Manchester United. Kontratë dyvjeçare me opsion për një sezon tjetër, për të rifilluar numërimin e golave me Djajtë e Kuq, që nis nga 118 gola në 292 paraqitje. "United ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time - komentoi Ronaldo -, mezi pres të luaj përsëri në Old Trafford para tifozëve tanë." Ronaldo do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës te United, pas pushimit për ekipet kombëtare, e do të veshë përsëri fanellën me numrin 7. DEDIKIMI PËR FERGUSON "Të gjithë e dinë dashurinë time të pafund për Manchester United, udhëtimi që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij ekipi të madh. Si një ëndërr e bërë realitet. Unë jam këtu, jam kthyer në vendin që më përket: le ta bëjmë historinë të përsëritet! PS: Sir Alex, kjo është për ty... ".
FANELLA ME NUMËR 7 Kampioni portugez do të vazhdojë të mbajë numrin e tij të preferuar edhe në aventurën e tij të dytë në Old Trafford, mungon vetëm zyrtarizmi që duhet të vijë nga Federata e Futbollit. Fanella me numrin 7 u “lirua” pasi Cavani zgjodhi numrin 21, atë që ai zakonisht e përdor me ekipin kombëtar të Uruguajit, që u la i lirë nga James, gati për t’u transferuar te Leeds. Premier League, në teori, nuk do të lejojë një ndryshim të numrit të fanellës kur listat janë dorëzuar tashmë, por mund ta shqyrtojë çështjen në rast të një kërkese zyrtare nga klubi. Dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë me Manchester United pas transferimit të James te Leeds dhe kalimit të numrit 21 te Edinson Cavani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI