Flash

"Dua të kthehem te Juventus, por nuk e di nëse do bëhet": Pjanic e shkruan në chat e poston foton me bardhezinjtë

Lapsi.al 31 August 2021
"Dua të kthehem te Juventus, por nuk e di nëse do

Miralem Pjanic dëshiron të kthehet te Juventus dhe kjo nuk ka qenë më një mister prej disa ditësh. Tani boshnjaku, megjithatë, ka dalë hapur dhe e ka shkruar privatisht në një profil social (@ curvasudjuventus1897) të fansave të Zonjës së Vjetër: "Do të doja shumë të kthehesha ... Por nuk e di nëse bëhet". Mesfushori i Barcelonës gjithashtu postoi një fotografi në bardhë e zi me emoticon të tastierës. Një shenjë e qartë e dëshirës së tij për t'u kthyer në Torino.

Marrëveshja është në pritje dhe mund të zhbllokohet vetëm në orët e fundit të merkatos. Pjanic megjithatë nuk është prioritet për Juventusin që po përpiqet të marrë Leandro Paredes nga PSG në rolin e mesfushorit qendror. Për këtë arsye, negociatat janë të destinuara të mbyllen vetëm drejt fundit të merkatos së transferimeve në rast të një dështimi në aksin Paris-Torino. Boshnjaku që do të vinte në huazim nga Barcelona me blaugranat të gatshëm të mbulojnë një pjesë të pagës faraonike. Pjanic doli hapur, tani i takon Juves të bëjë lëvizjen tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI