Flash

Dy tërmete të fortë trondisin Greqinë dhe Italinë

Lapsi.al 31 August 2021
Dy tërmete të fortë trondisin Greqinë dhe Italinë

Dy tërmete të fortë kanë tronditur dy vendet tona fqinjë duke u gdhirë dita e sotme. Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua në Greqi, në brigjet e Peloponezit, pranë Korintias pak pas mesnatës. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth 10 km. Tërmeti u ndje deri në Athinë. Aktualisht nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

Një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 u regjistrua edhe në Itali. Sizmiologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se tërmeti ra në zonën e Palermos në orën 06:14 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte e vendosur në det, në brigjet Cefalù. Tërmeti u ndje nga popullata veçanërisht në zonën Madonie, por edhe në kryeqytet shumë u zgjuan nga lëkundjet. Pati shumë thirrje për zjarrfikës, por deri tani nuk është raportuar për dëme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI