Flash

F1/ Të dielën, GP në pistën ku nuk garohet prej 36 vjetësh: rërë, kthesa me 260km/h e ndryshim lartësie

Lapsi.al 31 August 2021
F1/ Të dielën, GP në pistën ku nuk garohet prej 36

Pas garës fatkeqe në Spa, F1 është rikthyer menjëherë në rrugën e duhur dhe kurioziteti është i madh sepse të dielën do të garohet në pistën e rinovuar holandeze të Zandvoort. Pandemia ndaloi zhvillimin e edicionit 2020 dhe kështu "debutimi" u shty për këtë vit. Cirkuiti i sotëm është krejt i ndryshëm nga ai që priti Formula 1 në vitin 1985. Në veçanti, kthesat 3 dhe 14 (kushtuar respektivisht ish-drejtorit të cirkuitit John Hugenholtz dhe pilotit holandez Arie Luyendyk) kanë një banking prej rreth 19 gradë.

Bëhet fjalë për një pjerrësi që është më shumë se dyfishi i Indianapolis (që është rreth 9 gradë) dhe kjo do të thotë që makinat do të jenë në gjendje t'i përballin këto kthesa me një shpejtësi shumë më të madhe se në të kaluarën, duke i vënë gomat nën presion më të madh. Në veçanti, kthesa 14 kalohet me gaz të plotë, duke gjeneruar forca më të mëdha se 4g, ndërsa në dy kthesat e tjera frenimi gjeneron forca prej përafërsisht 5g: hyrjet në kthesën 1 dhe kthesën 11. Nga ana tjetër, kthesa 7, e udhëtuar me një shpejtësi mbi 260 km/h, është një pikë tjetër ku gjenerohen forca anësore prej rreth 5g. Kjo pasohet menjëherë nga kthesat 8 dhe 9 të cilat plotësojnë një seri prej tre kthesash të njëpasnjëshme me forca të larta anësore.

Zandvoort u përurua në 1948 dhe është një pistë e modës së vjetër, me kthesa të ngushta, të shpejta dhe ndryshime të shumta në lartësi. Një nga kthesat më të famshme është Tarzanbocht, kthesa e parë e xhiros, që tani është më afër vijës së startit sesa ishte në fillim. Hans Ernst Bocht, nga ana tjetër, e vendosur në fund të xhiros, ka një dalje më të gjerë se më parë dhe për këtë arsye lejon pilotët të shpejtojnë më herët. Kujdes nga rëra: Zandvoort në fakt ndodhet pranë një plazhi dunash që ndonjëherë depozitojnë kokrra të bartura nga era, duke kompromentuar pak ngjitjen. Një skenar që gjendet zakonisht në pistën e Sakhir, në Bahrein. Xhirot e garës janë 72.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI