Flash

Pankina ironike e Joaquin: "Po luaj më pak se portieri rezervë i Holly e Benji…”

Lapsi.al 31 August 2021
Pankina ironike e Joaquin: "Po luaj më pak se portieri rezervë i

Ka lojtarë që hyjnë në histori për paraqitjet e tyre, për numrin e tyre dhe për trofetë e fituar. Të tjerët, si Joaquin Sanchez i gjallërojnë mediat me deklaratat e tij. Gjetjet e tij vlerësohen shumë, veçanërisht në mediat sociale, dhe çdo intervistë e tij sigurisht që do të japë diçka veçanërisht interesante. E nëse vitin e kaluar, në izolim të plotë, spanjolli shpjegoi se kur të varë këpucët në gozhdë, dëshiron të provojë një karrierë si toreador, këtë herë ai flet për tërheqjen e tij të mundshme, duke pasur parasysh se vitet kalojnë. Por kur arrin moshën dyzet vjeç (i mbushi pak më shumë se një muaj më parë) akoma në fushë, është një kënaqësi që askush nuk do t'ia heqë dot kurrë.

Duke folur për El Pelotazo, transmetim i Canal Sur Radio, Joaquin analizoi nisjen e sezonit të Betisit të tij me ironinë e zakonshme, por fillon të shikojë edhe fundin e karrierës së tij si futbollist. "Kam përshtypjen se mund të jetë viti im i fundit, sepse deri më tani po luaj më pak se portieri rezervë i Holly dhe Benji (film vizatimor)... E nuk dua të qëndroj këtu për të mos bërë asgjë. E di se karta e identitetit është ajo që është, por duhet të kuptoj se cili është roli im dhe të synoj t'i jap diçka skuadrës. E di që jam vetëm një më shumë, por personalisht nga vetja kërkoj gjithmonë të jem sa më i rëndësishëm të kem mundësi”. Me pak fjalë, një situatë e kuptueshme, por që pothuajse po fillon ... të mërzisë mesfushorin.

Spanjolli mendon për tërheqjen, por gjen një pengesë të rëndësishme: veten dhe dëshirën e tij për t'u ndjerë akoma futbollist... "Nëse e shoh se impakti im është pak ose kaloj në plan të dytë, mund edhe të them 'mirë, erdha deri këtu por tani mjaft'. Por në momentin aktual vazhdoj të zemërohem kur nuk luaj, kështu që gjithmonë përpiqem të stërvitem çdo ditë për të dalë në fushë sa më shumë kohë të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin dhe të ndihem i rëndësishëm. Unë nuk jam i kënaqur me veten, sepse nuk jam duke bërë atë që dua, ose më saktë të luaj". Kështu, dëshira për të konkuruar është akoma. E, në fund të fundit, edhe portieri rezervë i Holly e Benji ndonjëherë kishte momentet e tij të lavdisë...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI