Flash

Trump: Nëse nuk na kthejnë armët, duhet t’i bombardojmë talebanët

Lapsi.al 31 August 2021
Trump: Nëse nuk na kthejnë armët, duhet t’i

Ish-presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’u kërkojnë talebanëve që t’u kthejnë të gjitha armatimet dhe pajisjes që vlejnë miliarda dollarë. Nëse kjo kërkesë nuk pranohet, sipas Trump, Amerika duhet të pushtojë dhe të bombardojë edhe një herë Afganistanin.

“Kurrë në histori nuk është menaxhuar kaq keq një tërheqje. Të gjitha pajisjet duhet të kërkohen mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse nuk na kthehen, duhet t’i marrim vetë me forcë, ose të paktën t’i bombardojmë”, tha Trump.

Ditët e fundit, talebanët janë parë nëpër video duke fluturuar mbi Kabul me helikopterët dhe avionët ushtarakë amerikanë, si dhe duke mësuar armët e rënda të ushtrisë amerikane që janë lënë pas nga trupat e evakuuar nga Afganistani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI