Flash

Video/ Doka zbulon ëndrrën kuqezi, një përsëritje të Euro2016: "Me njëri-tjetrin e bisedojmë"

Lapsi.al 31 August 2021
Video/ Doka zbulon ëndrrën kuqezi, një përsëritje

Në fillim Polonia, pastaj Hungaria e San Marino: tre ndeshjet e shtatorit mund të vendosin shumë për objektivin kualifikim të Shqipërisë në fushatën kualifikuese të Katar 2022. E megjithatë, pas një humbje e dy fitoresh, ndeshja e katërt, ajo kundër Polonisë, mund të jetë kruciale për fatet e skuadrës së Edoardo Rejas. I këtij mendimi është edhe Albi Doka, mbrojtësi i kombëtares, që po fillon të fitojë kredite në hierarkinë e teknikut italian: "Kemi tre ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja me Poloninë, sepse nëse ia dalim në këtë ndeshje, dy të tjerat i kemi në shtëpi dhe do kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Besoj se do marrim një rezultat të mirë. Polonia është ekipi më i fortë që kemi, por ne nuk duhet t’i trembemi me këtë grup lojtarësh që kemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë".

Pas prezantimit historik në finalet e një kampionati Europian, tani synimi është një shfaqje e parë edhe në një Botëror. Nuk është aspak e lehtë, duke patur parasysh edhe përbërjen e Grupit I me Anglinë superfavorite, Poloninë e Hungarinë, por një përsëritje e Euro 2016 është ngacmimi më i madh për kuqezinjtë, sic e zbulon ish-mbrojtësi i Tiranës: "Përsëritje e arritjes së Kombëtares në 2016? Normale që e mendojmë me njëri-tjetrin dhe e bisedojmë. Duhet ta ëndërrojmë atë gjë sepse prandaj jemi këtu, për të arritur atë qëllim".

https://youtu.be/HfC1EESZFDc

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI