Flash

Bajrami humbet Poloninë: leja e Empolit vjen vonë, gati për Hungarinë

Lapsi.al 1 September 2021
Bajrami humbet Poloninë: leja e Empolit vjen vonë, gati për

Më në fund gati për kombëtaren. Nedim Bajrami, pas triumfit të FSHF në CAS për të drejtën e përfaqësimit të mesfushorit me fanellën kuqezi, ka marrë edhe aprovimin e Empolit, por për fat të keq shumë vonë për të siguruar debutimin e lojtarit për ndeshjen e nesërme kundër Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Empolit bën me dije se "Nedim Bajrami është thirrur nga kombëtarja shqiptare për sfidat e radhës kualifikuese për Botërorin 2022: mesfushori 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve për 2 ndeshjet që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe ndaj San Marinos më 8 shtator".

Lojtari do të bashkohet me skuadrën kombëtare të premten në Tiranë, kur kuqezinjtë të kthehen nga transferta e Varshavës. Bajrami kandidohet menjëherë për një fanellë titullari, duke parë formën e mirë që po kalon në këtë start të Serie A, por edhe sepse skuadra e Rejas përballet me dy ndeshje tepër impenjative në harkun e tre ditëve.

Vonesa e Empolit në dhënien e lejes, erdhi për shkak të një emaili formal që i dërgohet klubeve për të lënë të lirë futbollistët. Nevojitej që kjo ftesë të dërgohej 14 ditë para nisjes së grumbullimit. Gjithsesi është arritur të gjendet gjuha e përbashkët mes drejtuesve, teksa Bajrami do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për 2 ndeshjet e radhës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI