Flash

CDC: Efektiviteti i vaksinave Covid-19 bie deri në 75%

Lapsi.al 1 September 2021
CDC: Efektiviteti i vaksinave Covid-19 bie deri në 75%

Vaksinat kundër Covid-19 kanë humbur disi efektivitetin e tyre në lidhje me parandalimin e shtrimeve në spital. Këtë tregojnë të dhënat e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas CDC, efektiviteti ka rënë 75%, në krahasim me 95% që ishte kur vaksinat dolën në fund të vitit 2020.

Gjithsesi, këto vaksina janë ende 95% efektive për të parandaluar format e rënda të Covid-19, por të dhënat tregojnë se shanset që një person i vaksinuar me dy doza të përfundojë në spital, po rriten ndjeshëm. Ende nuk dihet nëse efektiviteti ka rënë për shkak se mbrojtja që ofron vaksina bie me kalimin e kohës apo për shkak të variantit të ri Delta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI