Flash

"E kam ndërgjegjen të pastër": Kane flet për transferimin e munguar te City, Guardiola 'blindon' portierin

Lapsi.al 1 September 2021
"E kam ndërgjegjen të pastër": Kane flet për

Harry Kane pranon se e ka "ndërgjegjen të pastër" pasi transferimi i tij i mundshëm nga Tottenham te Manchester City nuk u materializua. "Kritikat e tifozëve? Ata kanë të drejtën e opinionit të tyre," tha sulmuesi, i cili kishte kërkuar shitjen, për BBC Radio. "Natyrisht, ndonjëherë ata nuk e dinë plotësisht se çfarë po ndodh, por nga këndvështrimi im kam një ndërgjegje të pastër dhe thjesht duhet të vazhdoj të bëj atë që bëj", tha golashënuesi anglez.

"Unë jam duke bërë gjithçka që më është kërkuar të bëj nga klubi dhe tani jam këtu me Anglinë", shpjegoi ai nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Tre Luanëve. "E di se të gjithë duan të dinë çdo situatë që ndodh gjatë verës, por siç thashë jam i fokusuar në atë që do të vijë dhe në të ardhmen. Gjithçka që ka ndodhur me klubin është midis meje dhe klubit dhe do të mbetet e tillë," përfundoi ai.

E ndërsa ka humbur të gjitha tentativat për një sulmues (Kane në fillim e më pas Ronaldo) Guardiola ka shpejtuar për të blinduar portierin, me një rinovim të rëndësishëm për Manchester City. Citizens kanë njoftuar se Ederson ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare që skadon në qershor 2026, një vit më shumë se marrëveshja e mëparshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI