Flash

FSHF kërkon të shmangë keqkuptimet: takim me trajnerët dhe kapitenët e klubeve për sistemin VAR

Lapsi.al 1 September 2021
FSHF kërkon të shmangë keqkuptimet: takim me trajnerët dhe

Prej më shumë se dy vitesh FSHF ka punuar për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave. E kështu, më në fund, duke nisur nga ky edicion futbollistik, në ndeshjet e Kategorisë Superiore do të nisë të përdoret sistemi VAR, një nga projektet e investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit. Deri tani janë zhvilluar disa ndeshje miqësore duke përdorur VAR-in, ndërsa së fundmi, sistemi VAR u përdor edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Teutës.

Nuk do të jetë një sistem i thjeshtë, si është dëshmuar edhe në kampionatet më të rëndësishme, kështu që për t'i shpjeguar edhe përfaqësuesve të klubeve se si funksionon sistemi VAR, Departamenti i Arbitrimit në bashkëpunim me Departamentin e Garave në FSHF, ka organizuar në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, një takim me trajnerët dhe kapitenët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Shefi i Departamentit të Arbitrimit, Sokol Jareci, kishte përgatitur edhe disa video të shkëputura nga ndeshje të kompeticioneve europiane, duke parë rastet se kur duhet të ndërhyjë ose jo VAR-i. Duhet patur parasysh, se sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë më 11 shtator, me 180 ndeshje të këtij kompeticioni që do të luhen me sistemin VAR, teksa ky sistem do të përdoret edhe në sfidat e Kupës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI