Flash

Griezmann 'nga shiu në breshër', tifozët e Atleticos nuk harrojnë: “Nuk je i mirëpritur, klloun”

Lapsi.al 1 September 2021
Griezmann 'nga shiu në breshër', tifozët e Atleticos
Ndonjëherë kthehen dhe e bëjnë në mënyrën më të guximshme dhe të papritur të mundshme. Në ditën e fundit të merkatos, madje, pas gongut për shkak të problemeve burokratike klasike që duheshin kryer, Antoine Griezmann u bë përsëri një lojtar i Atletico Madrid. Diçka që dy vjet më parë, kur Djalli i Vogël bëri të pamundurën për të shkuar në Barcelonë, dukej vërtet e paparashikueshme. Por aventura e francezit në Camp Nou ishte një katastrofë: probleme të ambjentimit që nga dita e parë, një publik (dhe ndoshta edhe një dhomë zhveshje) që e identifikonte si përgjegjës për dështimin e kthimit të Neymar dhe një marrëdhënie me Messin që nuk ngjiti kurrë. E pikërisht kur Pleshti u largua, Barça shiti Griezmann, sepse huazimi prej 10 milionë eurosh dhe detyrimi i blerjes për 40 nuk mbulojnë as një të tretën e asaj që është shpenzuar për të. Por ajo pagë prej 17 milionë, e cila në tre vjet do të ishte bërë mbi 20, peshoi shumë mbi arkën e blaugranave. E kështu erdhi prapaktheu e bujshme, me lojtarin që shkon të kërkojë atë qetësi të munguar në një vend ku ai ishte shumë. Problemi, siç tregojnë reagimet ndaj postimit zyrtar të Atletico në Twitter, është i mirëpritja. Futbollisti dhe tifozët janë ndarë keq. Në të vërtetë, shumë keq. Kur u fol për një rikthim në korrik, u shfaq hashtagu #GriezmannNoTeQueremos (Griezmann nuk të duam). E as tani nuk është më mirë situata. Sigurisht, gëzimi për të parë një kampion si francezi në Wanda nuk i ka fshirë zërat kritikë. "Jam i lumtur, por nuk harroj që na tradhtove," shpjegon dikush. "Tani për ca kohë do të duhet të marrësh fyerjet që meriton", komenton dikush tjetër, duke sugjeruar se do të duhet pak kohë për të harruar verën e nxehtë të lamtumirës ndaj Atleticos. Por ka edhe nga ata që janë shumë më prerë: "Nuk je i mirëpritur, klloun", postoi një tifoz, duke e shoqëruar me një fotografi të pllakës përkujtimore në Camino de Leyendas në Wanda, kur ajo u shkatërrua pas ikjes së francezit në Barcelonë. Me pak fjalë, jo kushtet më të mira. Por dashuritë e mëdha kapërcejnë gjithçka ...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI