Flash

Katër akuza për dhunë seksuale, Mendy e pëson keq në burg: “Nga sektori i VIP, te të burgosurit me rrezik”

Lapsi.al 1 September 2021
Katër akuza për dhunë seksuale, Mendy e pëson keq në

Rasti që përfshin mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy, vazhdon t'i habisë të gjithë në Angli. Javën e kaluar, kampioni i botës 2018 u arrestua nga policia e Cheshire për t'iu përgjigjur katër akuzave për dhunë seksuale, për ngjarje të ndodhura mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Në deklaratën për këtë cështje, policia kërkoi diskrecion dhe evitimin e rrjedhjes së informacionit nga personat e përfshirë, por duke qenë se bëhet fjalë për Anglinë, shtëpinë e tabloideve, dikush ka treguar se si po i përjeton francezi këto momente të ndërlikuara. Dhe se një tjetër surprizë e keqe ka ardhur për të...

BURGU - Siç shpjegon Sun, Mendy doli para gjyqtarëve ashtu siç pritej, por në fund të seancës ai u gjend në një situatë veçanërisht të papritur. Futbollisti mendoi se mund të kthehej në shtëpinë e tij me vlerë 5 milionë paund, por në vend të kësaj i thuhet se do të mbahej në burg. Pra, për të, të premten e kaluar, kishte një udhëtim drejt HMP Altcourse, një nga burgjet në Liverpool. Dhe sipas një burimi të kontaktuar nga gazeta britanike, kjo nuk ishte surpriza e vetme që e mërziti Mendy. Francezi kishte menduar se do të mbyllej në një sektor VIP të burgut, por në realitet ai e gjeti veten në sektorin... e të burgosurve në rrezik, duke qenë se kush dënohet për dhunë seksuale sulmohet shpesh nga të burgosurit e tjerë.

VIP - Diçka që e tronditi mbrojtësin e City, siç zbulon burimi. "Kur Mendy mbërriti, stafi i shpjegoi atij se ai do të mbahej në krahun e të burgosurve në rrezik, për sigurinë e tij personale. Por ndoshta, meqenëse ai është francez dhe nuk flet anglisht shumë mirë, ai nuk e kuptoi atë që ata i thanë. Dhe ai mendoi se do ta çonin në një krah VIP, të krijuar posaçërisht për të famshmit. Kur pa qelinë dhe kuptoi se me kë do të mbyllej aty, u trondit keq. Ai nuk ishte i lumtur dhe për të ishte një përvojë që e bëri atë të reflektojë shumë”. E kjo do të zgjasë të paktën deri më 10 shtator, kur francezi do të dalë përsëri para gjykatësit...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI