Flash

Newcastle firmos me meksikanin Santiago Muñoz: filmi i 2005 e kishte parashikuar

Lapsi.al 1 September 2021
Newcastle firmos me meksikanin Santiago Muñoz: filmi i 2005 e kishte
Duket si një film, por në fakt është realitet. Newcastle ka lajmëruar nënshkrimin me Santiago Muñoz, një sulmues 19-vjeçar nga Santos Laguna, dhe lajmi u bë shpejt viral. Nuk është talenti më i madh i botës, as nuk ia rrëmbeu rivalëve të mëdhenj të kontinentit. Arsyeja është një tjetër: Magpies ndoqën skenarin e një filmi të vitit 2005 'Goal! Ëndrra fillon' që tregon historinë e një meksikani të ri, Santiago Muñez, (ka një 'o' në vend të 'e' tek mbiemri) i cili zbarkoi në Premier League për të luajtur për Newcastle. I ardhur nga përtej oqeanit, në huazim për 18 muaj me të drejtën e blerjes, Magpies kanë cituar pikërisht filmin në postimin që njoftonte blerjen e lojtarit në Instagram: "Ëndrra fillon...". LAJMËRIMI I NEWCASTLE

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI