Flash

PSG nuk e la Mbappe të transferohej në Liga, Tebas akuzon: "Shete-klubet të rrezikshëm për ekosistemin"

Lapsi.al 1 September 2021
PSG nuk e la Mbappe të transferohej në Liga, Tebas akuzon:
Transferimi i munguar i Kylian Mbappé tek Real Madrid nuk i ka kapërcyer lehtë Javier Tebas, i cili nisi një sulm të ashpër ndaj PSG. "Shtetet-klube janë po aq të rrezikshme për ekosistemin e futbollit sa Super League - shkroi në Twitter presidenti i LaLiga -. Ne kemi qenë kritikë ndaj Super League sepse shkatërron futbollin evropian dhe jemi po aq kritikë ndaj PSG. Humbjet nga Covid + 300 milion; të ardhurat televizive në Francë -40%; dhe + 500 milionë paga? E papërballueshme". Në fillim të korrikut sulmi frontal dhe polemikat me Pep Guardiolan e Manchester City, tani i erdhi radha PSG-së. Kreut të ligës spanjolle Tebas, nuk i pëlqejnë fare sheikët dhe ai nuk humb kurrë një mundësi për t'i sulmuar dhe për të vënë në dyshim korrektësinë e menaxhimit të shoqërisë nga të dy klubet. SULMI I TEBAS NDAJ PSG

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI