Flash

Video/ "Jam mësuar të kem lojtarë të rrezikshëm përballë": Berisha nuk i trembet sfidës me Lewandowskin

Lapsi.al 1 September 2021
Video/ "Jam mësuar të kem lojtarë të rrezikshëm

Vendin në titullar e ka fituar, edhe pse te Torino nuk po luan, duke mundur konkurencën e Strakoshës e Selmanit, e konfirmuar kjo nga prezenca në konferencën zyrtare për shtyp në krah të teknikut Edoardo Reja, por tani Etrit Berisha duhet të fitojë një tjetër sfidë: atë përballë sulmuesit polak Robert Lewandowski: “Polonia ka shumë lojtarë cilësorë dhe yje botërorë si Levandovski, mirëpo ne jemi mësuar që çdo javë të kemi lojtarë të rrezikshëm dhe shpresoj se nesër si skuadër të bëjmë diferencën dhe t’i ndalojmë sulmet e tyre. Gjëja e parë është që ndeshja të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe ato gjëra që i thotë trajneri t’i bëjmë edhe në fushë, - tha portieri kuqezi nw konferencw -. Po i bëjmë edhe gjërat e fundit taktike dhe që nesër të jemi gati për të zhvilluar një ndeshje, që për ne do të thotë shumë nëse marrim një rezultat pozitiv".

Formula se si mundet Polonia mund të jetë e nxituar për tu reklamuar, sepse ndeshja ka gjithnjë të papritura që nuk mund të parashikohen e megjithatë një ide si mund të vihen në vështirësi kundërshtarët Berisha e ka: "Do mundohemi t’i shfrytëzojmë edhe gabimet e ekipit kundërshtar. Për ne, Polonia mbetet gjithmonë një ekip i fortë. Dimë që në shtëpi Polonia nuk ka humbur për një kohë të gjatë. Di të them që çdo ditë është një ditë e re dhe mundësitë gjithmonë janë të reja. Kemi mundësi ta surprizojmë Poloninë, vetëm duhet të kemi vetëbesim së pari dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikmëri. Besoj se raste do kemi dhe shpresoj shumë të bëjmë një rezultat pozitiv" përfundoi kapiteni i kombëtares.

https://youtu.be/LdwxyPXxqxM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI