Flash

Video/ Stërvitja e fundit në “PGE Narodowy”: kuqezinjtë gati për Poloninë

Lapsi.al 1 September 2021
Video/ Stërvitja e fundit në “PGE Narodowy”:

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund sot përgatitjeve në fushë për ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Polonisë, një nga sfidat më të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij kuqezinjtë u stërvitën në stadiumin ku do të luhet ndeshja “PGE Narodowy” të Varshavës, në një impiant modern që pret vetëm ndeshjet e kombëtares polake.

I gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit dhe seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 60 minuta me ekipin që ka provuar vazhdimisht skema dhe vendosje taktike. Nuk ka asnjë shqetësim prej dëmtimeve dhe të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Poloninë që nis orën 20:45. Në stadium pritet të jenë edhe rreth 30 mijë tifozë, që përkthehet në mbi 50% të kapacitetit të stadiumit.

https://youtu.be/aQgBDEpnzps

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI