Flash

Video/ Talenti më i madh i Barcelonës merr trashëgiminë e Messit: fanella me numër 10 është e Ansu Fati

Lapsi.al 1 September 2021
Video/ Talenti më i madh i Barcelonës merr trashëgiminë e
Me merkaton e transferimeve të mbyllur me largimin e Griezmann dhe blerjen e Luuk De Jong, Barcelona më në fund ka vendosur se kujt do t'i caktojë fanellën me numrin 10, të veshur në 13 vitet e fundit nga Lionel Messi para se të transferohej te PSG. Pesha e trashëgimisë së Pleshtit ka kaluar mbi supet e një tjetri ‘të paracaktuar’, Ansu Fati, i cili më parë ka luajtur me numrin 22 e më pas me 17. Ansu Fati është ende duke luftuar me pasojat e operacionit të dyfishtë në gjurin e tij të majtë dhe është i ndalur që nga 7 nëntori 2020. Para lëndimit, ylli i ri i Barçës kishte luajtur 10 ndeshje sezonin e kaluar, 7 në La Liga dhe 3 në Liga e Kampionëve. Gjithsej 596 minuta në të cilat ai kishte shënuar 5 gola (përfshirë një në Clasico kundër Real Madrid) dhe 2 asist. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Ansu Fati tashmë ka bërë 43 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 13 gola (11 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampionëve). Pas Rivaldos, Ronaldinhos dhe Messit, fanella legjendare me numrin 10 është ende në duar të mira. ANSU FATI E FANELLA NUMËR 10

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI