Flash

Video/ Katastrofë në Poloni: mes gafave, Shqipëria humb 4-1 ndeshjen dhe katër titullarë

Lapsi.al 2 September 2021
Video/ Katastrofë në Poloni: mes gafave, Shqipëria humb 4-1

Disfatë totale, të dënuar nga gabimet e asaj që trumpetonim si pikën më të fortë: mbrojtjen. Polonia shpartallon 4-1 Shqipërinë në Varshavë, duke shfrytëzuar armën e saj kryesore: Lewandowskin, vendimtar e lider i skuadrës së Paolo Sousas. Për Edoardo Rejan një situatë e komplikuar, sepse përvec pokerit të polakëve ka humbur katër lojtarë titullarë të skualifikuar, për ndeshjen e ardhshme me Hungarinë në Elbasan Arena.

Polonia vazhdon të mbetet e pathyer në fushën e saj, duke rifituar kreditet e saj në Grupin I eleminator e duke nxjerrë në pah të gjithë limitet e kombëtares kuqezi. Reja kishte vendosur të gjithë 'të zakonshmit', pa asnjë surprizë, por u tradhëtua nga Hysaj kaotik, Kumbulla i brishtë e Bare jashtë xhirove. E megjithatë, në lojë ka patur një ekuilibër, që polakët e thyen vetëm me eficenën para portës: katër goditje në portë e katër realizime. Manaj harroi Glick në zhvillimet e një goditje dënimi në asistin për Lewandowskin (12'), Ismajli harroi Buksa në mes të zonës për golin e dytë të Polonisë (43'), Bare e Kumbulla katastrofikë në golin e tretë të Krychowiak (54'), ndërsa i katërti i Linetty (89') ishte rrjedhojë e një ndeshje të cuar dëm.

Shqipëria bëri mirë përpara, aktive, krijuese me një Cikalleshi të transformuar në lider, jo vetëm për super golin e shënuar në minutën e 25, por edhe për displnibilitetin taktik të demostruar. Qarkullim topi e guxim, shumë më tepër se ndeshjet e tjera, por ndoshta kjo vendosi edhe për disfatën e thellë e për limitet që ka skuadra. Tani objektivi është komplikuar keq e për më tepër, pas 3 ditësh, vjen Hungaria dhe Reja duhet të bëjë pa katër titullarë, Manaj, Hysaj, Abrashi e Bare, të skualifikuar.

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP B

Georgia 0 - 1 Kosovo

Sweden 2 - 1 Spain

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP C

Italy 1 - 1 Bulgaria

Lithuania 1 - 4 Northern Ireland

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP E

Czech Republic 1 - 0 Belarus

Estonia 2 - 5 Belgium

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP I

Andorra 2 - 0 San Marino

Hungary 0 - 4 England

Poland 4 - 1 Albania

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP J

Iceland 0 - 2 Romania

Liechtenstein 0 - 2 Germany

North Macedonia 0 - 0 Armenia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI