Flash

"I kishim sugjeruar të vaksinohej, ishte i vetmi që nuk donte": Xhaka me Covid, humb edhe ndeshjen me Italinë

Lapsi.al 2 September 2021
"I kishim sugjeruar të vaksinohej, ishte i vetmi që nuk

Pas pozitivitetit në Covid të gjetur mbrëmjen e djeshme, lojtari shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka është futur në izolim dhe pasi humbi ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë me Greqinë, ai gjithashtu do të humbasë edhe ndeshjen e së dielës kundër Italisë.

“Ai është një lojtar i pavaksinuar. Ne e lëmë secilin lojtar të vendosë vetë për këtë çështje, është një vendim personal i secilit lojtar, ashtu si çdo person tjetër në Zvicër. Ne i rekomanduam të gjithëve që të vaksinoheshin, ai vendosi vetë, "shpjegoi Adrian Arnold, zëdhënës i ekipit kombëtar, për RSI, televizionin zviceran. "Nuk është e nevojshme që pjesa tjetër e ekipit të jetë në karantinë sepse të gjithë janë të vaksinuar dhe kanë kartën e gjelbër, Xhaka ishte i vetmi i pavaksinuar në këtë ekspeditë," përfundon Arnold.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI