Flash

Icardi i dëmtuar, Wanda Nara ekspozon bikinin e çmend fansat: “Si një peshk”

Lapsi.al 2 September 2021
Icardi i dëmtuar, Wanda Nara ekspozon bikinin e çmend fansat:
Gjërat mund të mos shkojnë mirë për Mauro Icardin, i dëmtuar në shpatull e jashtë fushës për 3-4 javë e me transferimin e dëshiruar te Juventus të dështuar, por nga ana tjetër kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij menaxhere Wanda Nara, që nuk duket se po vuan shumë problemet e sulmuesit të PSG e me një foto me bikini në pishinë 'tërbon' ndjekësit e saj të shumtë në Instagram! "Si një peshk". Postimi i fundit i Wanda Nara ndez web-in. Gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardit magjepsi ndjekësit me një bikini të ri në foton e shkrepur nga pishina. Forma super për Wandan, që ishte shumë e suksesshme edhe në komentet poshtë postimit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Ndërkohë që Wanda ekspozohet, Icardi vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në fitoren 4-2 në Brest. PSG në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se "kthimi i tij në skuadër vlerësohet pas 3-4 javë". Dëmtimi ishte një goditje për sulmuesin argjentinas, që kishte shënuar dy herë në tre ndeshjet e para të kampionatit e që duhet të gjejë vend në një repart me Messi, Neymar e Mbappe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI