Flash

Koreja e Veriut refuzon vaksinat: Asnjë rast me Covid, dërgojani atyre që kanë nevojë!

Lapsi.al 2 September 2021
Koreja e Veriut refuzon vaksinat: Asnjë rast me Covid, dërgojani atyre

Koreja e Veriut ka refuzuar gati tre milionë vaksinat që iu ofruan për të luftuar koronavirusin, duket kërkuar që ato të dërgohen diku tjetër.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara pohoi se Peniani bëri thirrje që ato të dërgohen në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave. Programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze Sinovac.

OBSH-ja thotë se deri në 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus. Rreth 37,000 njerëz – përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor – janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativë, deklaroi organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj javor për situatën.

Koreja e Veriut ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit që nga fillimi i pandemisë. Ajo ishte një ndër vendet e para që mbylli kufijtë janarin e vitit të kaluar.

Të këshilluara

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, n...

14:55

Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bor...

15:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI