Flash

Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Lapsi.al 2 September 2021
Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bora arriti në 15 centimetra. Qytetet si El Salvador dhe San Pedro de Atacama, rreth 750 kilometra në veri të Santiagos, u zgjuan të mbuluar nga bora.

Duke folur për Reuters, meteorologu Daniel Diaz shpjegoi se reshjet e borës “nuk ndodhin çdo vit”. Aq më pak në gusht, kur dimri po përfundon në hemisferën jugore. “Normalisht, borë pritet më shumë në qershor dhe korrik,” shton ai. Reshjet e borës, më të mëdhatë në 3 dekada, kanë mbuluar zonën, ku mezi bie shi gjatë gjithë vitit, dhe autoritetet kanë dhënë alarmin për përmbytje në ditët në vazhdim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI