Flash

Milan humbet lojtarin më në formë: Giroud pozitiv me Covid

Lapsi.al 2 September 2021
Milan humbet lojtarin më në formë: Giroud pozitiv me Covid

Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur AC Milan me një shënim zyrtar në faqen e tyre të internetit, duke siguruar se lojtari është mirë dhe se ai nuk ka pasur më kontakte me ekipin pas ndeshjes kundër Cagliari, por se ai do të duhet të qëndrojë në izolim deri në negativitet. Potencialisht një goditje e keqe për Piolin, i cili, megjithatë, ndihmohet në këtë moment nga pauza e kampionatit për të rikuperuar lojtarin me sa më pak ndeshje të humbura, ndërkohë që i gëzohet gjithashtu kthimit të Zlatan Ibrahimovic në grup.

KOMUNIKATA E MILAN

"AC Milan njofton se sot Olivier Giroud rezultoi pozitiv ndaj një tamponi molekulare të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Specifikohet ndërkohë se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliari".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI