Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të propozuar nga Rama në mandatin e tretë

Lapsi.al 2 September 2021
Ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të propozuar nga Rama në

Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në kabinetin e ri qeveritar në mandatin e tretë të Partisë Socialiste.

Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi emrat që do të drejtojnë ministritë në vend, ku u vu re një predispozitë e grave për të dominuar. 12 ministri do të drejtohen prej tyre, ndërsa vërehen edhe emra të rinj, apo rikthime.

https://lapsi.al/2021/09/02/andi-bushati-ndryshimet-e-emrave-mandat-i-ri-gjelle-e-vjeter/

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie, në vend të Etilda Gjonajt

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë, në vend të Anila Denaj

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë, në vend të Milva Ekonomi

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit, në vend të Blendi Klosit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

Në vend të Gramoz Ruçit, posti i kryetares së Parlamentit do të mbahet nga Lindita Nikolla.

“Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time”, u shpreh Nikolla, pasi mësoi se do të kishte këtë pozicion të rëndësishëm.

Një nga emërimet që bëri përshtypje ishte ai i Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në vend të Taulant Ballës.

Ndryshime janë vërejtur dhe në radhët e drejtuesve të qarqeve. Taulant Balla është larguar nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe është emëruar në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë, Arben Ahmetajt.

Në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.

12 drejtuesit e qarqeve:

Taulant Balla, Fier,

Damian Gjiknuri, Elbasan

Arbeën Ahmetaj, Vlorë

Edona Bilali, Shkodër

Elisa Spireopali, Kukës

Ardian Çela, Durrës

Bledi Çuçi, Berat

Ulsi Manja, Dibër

Blendi Klosi, Lezhë

Erion Veliaj, Tiranë

Mirela Kumbaro, Gjirokastër

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI