Flash

Stuhia Ida/ Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për përmbytjet

Lapsi.al 2 September 2021
Stuhia Ida/ Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për

Nju Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti po përballej me një ngjarje historike të motit, me përmbytje brutale dhe kushte të rrezikshme në rrugë. Pamjet në mediat sociale treguan ujë që derdhej në stacionet e metrosë, shtëpitë e njerëzve dhe përmbytën rrugët.

Po kështu edhe New Jersey shpalli emergjencën dhe raportoi të paktën një vdekje nga përmbytjet.

“Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, një tornado gjithashtu shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet”, tha kryebashkiaku lokal,

Kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, Neë Jersey, me njerëz brenda në atë kohë, tha policia. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa të lënduar mund të ketë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI