Flash

Tifozët e Juventus luftë njëri-tjetrit e kontestim për Agnellin: shfaqen parrulla në Allianz Stadium

Lapsi.al 2 September 2021
Tifozët e Juventus luftë njëri-tjetrit e kontestim për

Dy pankarta të nënshkruara nga Viking, grupi ultras i Juventusit, janë varur jashtë Stadiumit Allianz, e para për të kundërshtuar veprimet e shoqërisë në merkato dhe tjetra për përdorim të brendshëm dhe konsum të një lufte të brendshme mes fraksioneve të ndryshme të mbështetësve të Juventusit. Parrulla e parë i drejtohej drejtpërdrejt presidentit Agnelli (dhe Alberto Pairetto, menaxher i Juventusit përgjegjës për marrëdhëniet me tifozët) për të dëshmuar një kundërshtim të fortë ndaj operacioneve të sesionit të fundit të lëvizjeve të lojtarëve, me shitjen e Cristiano Ronaldos dhe ardhjen e vetëm Kaio Jorge dhe Locatellit: "Ekipi i shkatërruar dhe një stadium për zbukurim... Agnelli dhe Pairetto katastrofë e përsosur".

E dyta, nga ana tjetër, kishte të bënte veçanërisht me mbështetësit e organizuar, konfliktet e brendshme midis grupeve ultra dhe pjesës tjetër të tifozerisë së organizuar. Kështu që asgjë që ka të bëjë me fushën. Por, në fakt, nga fusha, duke filluar nga ndeshja e radhës me Napolin, që duhet të vijnë përgjigjet nga ekipi i Max Allegrit. Përgjigje për të përmbysur trendin negativ të fillimit të kampionatit që i solli Juves vetëm një pikë në renditje mes Udineses dhe Empolit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI