Flash

"Tre kartonë për 8', penalltia... por nuk kemi vdekur": Reja kapet me arbitrin, Cikalleshi tregon ç'ndodhi në dhomën e zhveshjes

Lapsi.al 2 September 2021
"Tre kartonë për 8', penalltia... por nuk kemi vdekur":

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtëm topin, por pas 8 minutash me tre të verdha, na masakruan. Nuk dua justifikime, por ishin episode që nuk i kishim në favor". Kështu e ka nisur analizën e tij tekniku i kombëtares Edoardo Reja, dukshëm i shqetësuar pas 4-1 me të cilin skuadra e tij u shpartallua nga Polonia. Italiani kujton intensitetin e kartonave kundër të tijve, pikërisht pasi kishte falur Krychowiak në minutën e 2. "Pas 2-1, ndaj një skuadre si Polonia, u hapëm. Ishim kundërsulme që na goditën. Por kishte faulle, një penallti, nuk ishin ndërhyrje për kartonë të verdhë. Nuk dua të kritikoj arbitrat, sepse ka merita Polonia e defekte që kemi bërë ne. Duhet të korrigjojmë edhe ne gjera se nuk mund të pësosh gol me goditje nga këndi e goditje dënimi”, tha Reja.

E megjithë humbjen e rëndë, që kompromenton situatën në grup, sidomos pas skualifikimeve të katër titullarëve, që do të mungojnë në 5 shtator kundër Hungarisë, Reja nuk e ka humbur dëshirën për të reaguar: "Nuk kemi vdekur ende. Se mund të humbësh në Poloni, se duhet të përmirësohesh. Në aspektin mbrojtës, kur mbajmë topin dhe e humbasim në mënyrë foshnjarake. Ka raste kur mund ta nxjerrësh edhe jashtë, por ekipi tregoi se për sa kohë kishte ndeshje, edhe kur ishim 2-1, ne ishim në fushë. Patëm një penallti, nuk di nëse ishte. Ishte një tjetër te Çikalleshi në pjesën e parë, kur ata shënuan të tretin kishte një faull për ne. Janë episode që duhen diskutuar. Ishim pa fat, padyshim edhe Polonia e meritoi. Por jemi këtu ende, nuk ka mbaruar", deklaroi trajneri.

GJIMSHITI: I PËSOJMË GOLAT LEHTË

Berat Gjimshiti ka mbetur i zhgënjyer nga performanca e mbrojtjes, pavarësisht se ka patur rezerva për kontaktin mes Kumbullës e Lewandowskit në golin e tretë: “Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë por prapë jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk mbaj mend një ndeshje që kemi luajtur kaq mirë”, tha Gjimshiti. “Kemi bërë dy gabime në goditje standarde e kemi pësuar dy gola kot, kjo më ka acaruar më shumë, nuk di a ishte faull te i treti. Ishim në lojë, por pësojmë gola shumë thjesht.

CIKALLESHI: BISEDUAM NË DHOMAT E ZHVESHJES

Sokol Cikalleshi shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në humbjen 4-1 që kuqezinjtë pësuan në transfertë ndaj Polonisë, por kaq nuk mjaftoi: “Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte, arritëm të barazonim, kishim raste edhe për të shënuar e kaluar në avantazh, por fati nuk deshi dhe mendoj që duke pësuar me goditje standarte, më vjen keq se edhe i kemi përpunuar, duke pësuar kështu bie morali i ekipit". Një rezultat zhgënjyes, që godet edhe ambicjet e kuqezinjve për kualifikim në Grupin I, gjë që e bën të pashmangshëm konfrontimin në dhomat e zhveshjes: "Në dhomat e zhveshjes të gjithë çunat ishin shumë të mërzitur dhe patëm edhe biseda mes nesh se 4 gola janë shumë edhe pse nuk e meritonim ndoshta këtë rezultat, katër gola janë shumë dhe nuk kemi as kohë e do të duhet të ri gjejmë ndeshjen shpejt pas tre ditësh, të bëjmë ndeshjen mirë, të jemi grup i fortë, por katër gola janë shumë dhe uroj që në të ardhmen të bëjmë përmirësime e të rritemi”, deklaroi Cikalleshi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI