Flash

Video/ Godet O'shea, humb penallti, përmbys ndeshjen e skualifikohet: nata e trazuar e Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 2 September 2021
Video/ Godet O'shea, humb penallti, përmbys ndeshjen e skualifikohet:

Shuplakë kundërshtarit, penallti e humbur, dygolësh, fitore me përmbysje në kohësn shtesë, rekord absolut në planet, por edhe një karton i verdhë që i presh festën e madhe Portugalisë, por nis atë të Manchester United: Cristiano Ronaldo bëri gjithcka në mbrëmjen e trazuar të Lisbonës e tani është i skualifikuar, kështu që në fundjavë do të zbarkojë në Manchester, me lejen e teknikut Fernando Santos.

Pas golit kundër Irlandës, dhe rekordit të ri të golave me kombëtaret (111), Cristiano Ronaldo tashmë pritet këtë fundjavë në Mançester, në kohë për t'u përgatitur për debutimin e së shtunës tjetër, në Old Trafford kundër Neëcastle. Pritshmëria në Angli, për kthimin e portugezit në Premier League pas 12 vjetësh, është e madhe dhe dy golat e tij të fundit në ndeshjen kualifikuese të botërorit kundër Irlandës kanë ndezur akoma më shumë entuziazëm tek tifozët e Djajve të Kuq. Padurimi i të cilëve për të parë CR7 në fushë, me fanellën e kuqe, mund të kënaqet së shpejti.

Gjatë festimit për golin e dytë, në minutën e 96', Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë se hoqi fanellën e tij: një karton i verdhë që do t'i kushtojë atij skualifikimin, duke e detyruar atë të humbasë transfertën e Portugalisë, të martën e ardhshme në Azerbajxhan. Kështu që trajneri Fernando Santos do ta lirojë sulmuesin më herët, duke shmangur miqësoren e planifikuar për të shtunën kundër Katarit. Për këtë arsye - siç shkruan sot tabloidi Sun - aventura e dytë e Ronaldos në Mançester mund të fillojë që në fund të kësaj jave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI