Flash

Video/ Një autogol e një gol i anulluar, Kosova triumfon në Gjeorgji: fitorja e parë në kualifikueset e Botërorit

Lapsi.al 2 September 2021
Video/ Një autogol e një gol i  anulluar, Kosova triumfon në

Në fund, buzëqesh Challandes. Skuadra e teknikut zviceran rrëmben një fitore 0-1 në transfertën e Gjeorgjisë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 3 me tre pikë në po kaq ndeshje të luajtur. Për Dardanët është fitorja e parë historike në fushatën kualifikuese të një Botërori që nga krijimi.

Pas dy humbjeve të para dhe një serie rezultatesh e performancash që kishin tronditur moralin e kombëtares së Kosovës, në Gjeorgji të besuarit e Challandes dolën mbi vështirësitë për të marrë një rezultat tepër të rëndësishëm. Vedat Muriqi, lojtari që nuk gjen minuta që kur ka kaluar te Lazio, imponohet në zonë në minutën e 18, duke detyruar mbrojtësin në markaturë të devijojë krosimin e Berishës në portë, për autogolin më klasik.

Kosova pati impaktin më të mirë me ndeshjen, kontrolloi lojën dhe krijoi shumë mundësi shënimi, por rrezikoi jo pak, sidomos në minutën e 57 kur në ndihmë i erdhi traversa. Edhe pse me mungesa të shumta, ku spikasnin emrat si Rashica, Zhegrova, apo Zeneli, përfaqësusesja dardane luajti me personalitet dhe madje shënoi edhe golin e dytë në minutën e 83 nga Rashani, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.

Kosova, me tre pikë pas tre ndeshjesh në Grupin B, kalon Greqinë e Gjeorgjinë e vihet në ndjekje të Spanjës e Suedisë, dy skuadrat që e kanë mundur në dy sfidat e para të grupit në rrugën drejt Katar 2022.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI