Flash

Afganistani në dorë të talebanëve, BE: Nuk e njohim qeverinë e re

Lapsi.al 3 September 2021
Afganistani në dorë të talebanëve, BE: Nuk e njohim

Bashkimi Evropian tha se nuk ka plane që ta njohë Qeverinë e re të Afganistanit, kurdo që ajo të formohet, por do të angazhohet me administratën e udhëhequr nga talibanët në baza “operacionale”. “Në mënyrë që të mbështesim popullin afgan, ne do të angazhohemi me Qeverinë e re në Afganistan, por kjo nuk do të thotë njohje. Është një angazhim operacional”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell gjatë një konference për media të mbajtur më 3 shtator.

Borrell tha se 27 vendet e bllokut evropian do të koordinojnë kontaktet e tyre me talibanët përmes një prezence të përbashkët të BE-së në Kabul për të mbikëqyrur evakuimet dhe për t’u siguruar që qeveria e re në Kabul do të përmbushë zotimet mbi çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

Ai shtoi se talibanët duhet të formojnë një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, të lejojë qasje të ndihmës humanitare dhe të lejojë shtetasit e huaj dhe afganët në rrezik që të largohen nga vendi. “Ne kemi vendosur që të punojmë në mënyrë të koordinuar, të koordinojmë kontaktet tona me talibanët, përfshirë edhe përmes një prezence të përbashkët të Bashkimit Evropian në Kabul… nëse kushtet e sigurisë plotësohen”, tha Borrell gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm të bllokut në Slloveni.

BE-ja gjithashtu do të kërkojë që të koordinojë angazhimin me partnerët në rajon për çështje të migrantëve dhe krimit të organizuar, tha Borrell.

Të këshilluara

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, n...

14:55

Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bor...

15:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI