Flash

SHBA-ja do të investojë afro 3 miliardë dollarë në vaksina

Lapsi.al 3 September 2021
SHBA-ja do të investojë afro 3 miliardë dollarë në

Shtetet e Bashkuara do të investojnë afro 3 miliardë dollarë në zinxhirin e vaksinave kundër koronavirusit.

Paratë shtesë, të cilat do të shpërndahen në javët e ardhshme, do të fokusohen në kompanitë që japin kontribute për prodhimin e vaksinave, si dhe në firmat që mbushin dhe paketojnë vaksinat, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, Jeffrey Zients.

“Ky investim i ri do të zgjerojë më tej kapacitetin prodhues të vaksinave vendase, duke i ndihmuar Shtetet e Bashkuara të përmbushin zotimin e tyre, për të qenë arsenal i vaksinave për botën”, tha Zients.

Shtetet e Bashkuara kanë doza të mjaftueshme vaksinash për popullatën e tyre dhe po bëjnë përpjekje të mëdha që të pavaksinuarit të vaksinohen, pasi varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu planifikojnë të japin qindra miliona doza në vendet e tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Deri më tani, SHBA-ja ka dërguar më shumë se 130 milionë doza në dhjetëra vende.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 39 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 643,000 kanë humbur jetën.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 219 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.5 milionë kanë vdekur./REL

 

Të këshilluara

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, n...

14:55

Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bor...

15:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI