Flash

Tërheqja e SHBA nga Afganistani, Putin: Dështoi imponimi i demokracisë me forcë

Lapsi.al 3 September 2021
Tërheqja e SHBA nga Afganistani, Putin: Dështoi imponimi i

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se tërheqja e SHBA nga Afganistani ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Putin ka shtuar se nuk janë nxjerrë mësime nga ndërhyrjet e mëparshme të drejtuara nga SHBA.

Presidenti rus tha se përpjekjet e vendeve perëndimore për të imponuar demokracinë me forcë dështuan. Sanksionet, tha ai, qoftë kundër Rusisë apo vendeve të tjera ishin vazhdimi i së njëjtës politikë të dështuar.

Ndërkohë, ambasadori rus në Kabul i tha agjencisë së lajmeve RIA se Rusia është në kontakt me anëtarët e mundshëm të qeverisë së re të talebanëve.

Por ai theksoi se Moska nuk planifikonte të furnizonte regjimin e ri me armë. Në fillim të kësaj jave Presidenti Putin u bëri thirrje talebanëve të “hyjnë në familjen e kombeve të civilizuara”.

Të këshilluara

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, n...

14:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI