Flash

Cristiano Ronaldo zbarkon në Manchester, e pret Fletcher: rinis historia me United

Lapsi.al 4 September 2021
Cristiano Ronaldo zbarkon në Manchester, e pret Fletcher: rinis historia me

Cristiano Ronaldo mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë pasi përfundoi transferimin e tij të befasueshëm nga Juventus te Manchester United. Super-ylli portugez zbarkoi në aeroportin e Mançesterit të enjten në mbrëmje, të njëjtën natë që u konfirmua se ai do të veshë përsëri fanellën ikonike me numrin 7, që kishte mbajtur gjatë kohës së tij të parë në Old Trafford. Ai u prit, me të mbërritur, në një terminal privat nga Darren Fletcher, ish-shoku i tij i skuadrës dhe drejtori teknik i klubit.

Me kartonin e verdhë të marrë kundër Irlandës, pas golit të dytë të shënuar në minutën e 6 shtesë, Ronaldo u skualifikua për ndeshjen e Portugalisë kundër Azerbajxhanit të Gianni De Biasi të martën e ardhshme dhe Fernando Santos e lejoi atë të linte grumbullimin e kombëtares më herët për t'u kthyer në Manchester dhe për të marrë pjesë në aventurën e re.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI