Flash

Juventusin e ndaloi paga, Besiktas rrëmben Pjanic nga Barcelona: turqit do ta paguajnë më pak se 3 milionë

Lapsi.al 4 September 2021
Juventusin e ndaloi paga, Besiktas rrëmben Pjanic nga Barcelona: turqit do
Mbrëmë, Besiktas zyrtarizoi afrimin e Miralem Pjanic në huazim 1 vjecar nga Barcelona, duke përfunduar kështu ankthin e mesfushorit boshnjak, i cili ishte jashtë planeve të Koeman dhe që donte të kthehej te Juventus. Në fund, nuk ishte Serie A kampionati ku mesfushori do të zbarkojë, por Turqia, me Besiktashin që njoftoi se do të paguajë 2,750,000 € rrogë, më pak se gjysmën e pagës së garantuar nga blaugranat. Pjanic ishte një kërkesë e bërë nga Allegri, por ai ishte afruar në negociata edhe me Fiorentinën e Napolin, por nyjet ekonomike nuk ishin në gjendje të zgjidheshin nga asnjë skuadër italiane, prandaj zgjedhja për të shkuar dhe për të luajtur me më shumë vazhdimësi, në funksion të Katar 2022 nëse Bosnja kualifikohet, bëri që Pjanic të transferohet në kampionatin turk. Pjanic në Barcelonë ka një patur një pagë prej mbi 8 milionë euro neto në vit deri në vitin 2024, turqit në deklaratën zyrtare njoftuan se do t’i paguajnë më pak se 3, duke i lënë kështu pjesën më të madhe klubit spanjoll (pa asnjë reduktim të pranuar nga lojtari). KOMUNIKATA E BESIKTAS “Është arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Miralem Pjanic. Klubi ynë do t'i paguajë lojtarit një tarifë garancie neto prej 2,750,000 € për sezonin 2021-2022. Ne mirëpresim Miralem Pjanic, i cili besojmë se do të forcojë ndjeshëm klubin tonë dhe i urojmë suksese në këtë aventurë ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI