Flash

“Nëse fitojmë mund të vazhdojmë ëndrrën”: Berisha tregon ambicjet dhe ka një mesazh për tifozët

Lapsi.al 4 September 2021
“Nëse fitojmë mund të vazhdojmë

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë ndaj Polonisë. Kemi bërë shumë gjëra të mira, por duhet edhe t’i eliminojmë disa gjëra, ku teksa morëm golat, nuk kemi qenë shumë të vetëdijshëm për ato momente, edhe pse jemi munduar që t’i përgatisim përpara lojës. Këto gjëra të mira duhet t’i marrim me vete dhe duhet të mësojmë prej këtyre gjërave, sidomos nga golat. Mendoj se me atë ndeshje që zhvilluam, duhet të merrnim shumë më shumë se kaq që bëmë”. Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, e nis me një analizë të saj cfarë ndodhi në Varshavë, në një ndeshje që rezultatin e pati shumë më tronditës se ajo cfarë tregoi fusha. Megjithatë, kohë për tu marrë me atë që iku nuk ka, Hungaria përfaqëson një rival shumë të fortë dhe po aq të rëndësishëm sa polakët, për më tepër që luhet në shtëpi dhe humbja do të ishte fatale për të ndjekur ëndërrën. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja palët – shpjegoi portiere -. Edhe ndeshja ndaj Polonisë ishte shumë e rëndësishme, por prapë se prapë mendoj se ne kemi rast me Hungarinë, pasi nëse fitojmë mund të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo ndeshje është vendimtare për të gjitha skuadrat, për ne, Hungarinë dhe Poloninë”.

Në fund edhe një thirrje për tifozët, që rikthehen në stadium ëpr të mbështetur kombëtaren, pikërisht atëherë kur kuqezinjtë kanë më shumë nevojë: “Tifozët për ne gjithmonë kanë qenë një mundësi edhe më e madhe që të na karikojnë dhe të bëjmë paraqitje edhe më të mira. U bë kohë e gjatë që nuk i kemi parë dhe është një mundësi shumë e mirë si për ne edhe për ata, që të vijnë të na përkrahin. Shpresoj që nesër të jenë në numër sa më të madh të mundshëm dhe që edhe ne t’i dhurojmë një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme, për ne dhe për ta”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI