Flash

Penalltia e padhënë nuk mund të jetë alibi e Rejas: kombëtarja dështoi me emrat më ‘të famshëm’

Lapsi.al 4 September 2021
Penalltia e padhënë nuk mund të jetë alibi e Rejas:

Një penallti e padhënë, flagrante por që e injori arbitri e VAR, mund të jetë në ndonjë rast edhe vendimtare, por vështirë se është ky rasti që Shqipëria e Edoardo Rejas të mund të kapet aty për 4-1 e marrë kundër Polonisë. Disfatë totale në Varshavë, të dënuar 4-1 nga gabimet e asaj që trumpetonim si pikën më të fortë: mbrojtjen. I kishim vënë epitete interesante si treshja e Serisë A, për të dëshmuar vlerën e një reparti, që u shkërmoq si kështjellë rëre, nën goditjet e altruizmin e një kampioni si Robert Lewandowski, që nuk priti fare të ndikonte me nivelin e skuadrës apo kampionatit ku luan, por e bëri me kualitet, atë që Ismajli-Gjimshiti-Kumbulla dështuan ta bënin në të gjitha momentet në të cilat u thirrën në cështje: pikërisht kështu sepse Polonia shënoi katër gola në katër rastet që u shfaq në zonën e Berishës.

E pra, Edoardo Reja kishte vendosur në fushë të gjithë ‘të zakonshmit’, pa asnjë surprizë, por u tradhëtua nga një Hysaj kaotik, Kumbulla i brishtë e Ismajli jashtë xhirove, sa për të përmendur mbrojtësit, sepse në mekanizmin kuqezi notat stonuese ishin shumë më tepër. Ajo që duhet të shqetësojë teknikun Italian është thjeshtësia më të cilën pësojmë gola, në situata që në stërvitje duhet të jenë provuar e riprovuar si në dy golat e parë kur Manaj harroi Glick në zhvillimet e një goditje dënimi në asistin për Lewandowskin në minutën e 12′ e Ismajli i gjendur në një kundër dy (e pafalshme në zonë) zgjodhi të markojë njeriun e gabuar, duke i dhënë mundësinë Buksa të shënonte golin e dytë të Polonisë, para mbylljes së pjesës së parë. Bare e Kumbulla ishin katastrofikë në golin e tretë të Krychowiak, në minutën e 54′, por veprimi i mbrojtësit që humbi topin nën presionin e Lewandowskit vështirë se shihet edhe në fusha shumë më pak prestigjioze. Pastaj goli i katërt i Linetty, i mbajtur në lojë nga Ismajli, ishte rrjedhojë e një ndeshje të cuar dëm, që polakët e fituan, aq sa e dhuruan mbrojtësit tanë.

E të mendosh se në konferencën zyrtare për shtyp Reja theksoi faktin se në prapavijë kishim bërë përfaqësime të mira, edhe pse në aspektin ofensiv kishim qenë gjithnjë nën ton. Këtë herë ishte ndryshe, sepse Shqipëria bëri mirë përpara, me një Cikalleshi të transformuar në lider, jo vetëm për super golin e shënuar në minutën e 25, por edhe për displnibilitetin taktik të demostruar, me qarkullim topi e guxim, shumë më tepër se ndeshjet e tjera, por ndoshta kjo vendosi edhe për disfatën e thellë e tregoi limitet që ka skuadra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI