Flash

Pjanic zbuloi 'armikun' te Barcelona: "Më trajtoi sikur të isha një 15 vjeçar"

Lapsi.al 4 September 2021
Pjanic zbuloi 'armikun' te Barcelona: "Më trajtoi sikur

Vetëm disa orë pas transferimit të tij te Besiktas, Miralem Pjanic ka nisur një sulm të ashpër ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman. "Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por gjithmonë do të doja që të më thoshin gjërat ballë për ballë - shfryu ai për mikrofonët e "Marca" -. Jo sikur të mos kishte ndodhur asgjë e unë të isha 15 vjeç. Ai nuk më respektoi".

Arsyeja për sezonin e tij të pasuksesshëm me blaugranat ka një emër dhe një mbiemër: Ronald Koeman. "Sot ende nuk e di se çfarë donte saktësisht Koeman, ai nuk u përpoq të më shpjegonte gjërat, as të gjente një zgjidhje - shpjegoi mesfushori boshnjak - Isha unë që do ta pyesja se çfarë donte nga unë, cfarë po bëja gabim ose mirë. Për të nuk kishte asnjë problem në lojën time, nuk më dha përgjigje. Koha po kalonte dhe situata po përkeqësohej, por pa asnjë arsye. Do të kisha preferuar të mi thoshin gjërat drejtpërdrejt. Ishte një mënyrë shumë e çuditshme për të komunikuar, ishte hera e parë që më ndodhte. Nuk kam pasur kurrë probleme me asnjë ekip, me asnjë trajner. Punoja në ditët e pushimit, ndonjëherë vrapoja vetëm edhe pas stërvitjes për t'u ndier mirë... mund të jepja shumë më tepër nëse do të donte. Por ai është një trajner shumë shumë i çuditshëm, është hera e parë që kam parë një menaxhim të tillë".

Pjanic pranoi kontaktet me Juven dhe jo vetëm. "Është e vërtetë, kishte shumë gjëra, situata e atyre skuadrave nuk ishte e lehtë. Jo shumë klube bënë një merkato të madhe, vetëm PSG, nuk e di se si arritën dhe anglezët, me blerje të mëdha. Në Spanjë u bënë pak gjëra, ashtu si në Itali. Ishte stresuese, mendoja: po situata ime? Por derisa mora një telefonatë isha i fokusuar në stërvitje dhe përgatitje, por ishte shumë e vështirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI