Flash

‘Senatorët’ që lanë ‘në baltë’ kombëtaren: Bare nervoz, Hysaj pa busull, Manajn me mendjen te… Messi

Lapsi.al 4 September 2021
‘Senatorët’ që lanë ‘në baltë’

Polonia ishte një dështim, për atë që prisnim nga ndeshja, për kompromentimin e objektivit e për atë që treguan një pjesë e mirë e lojtarëve, sidomos ata që janë senatorët e padiskutueshëm të Edoardo Rejas. Është ekzaktësisht një dështim, sido ta kthesh e sado tekniku italian të mos e quajë dramë humbjen në Varshavë. Zotërimi i topit është një aspekt, shumë shpesh edhe sinjifikativ, por jo në këtë rast. Sikur të mos mjaftonte vonesa e aksioneve, shpesh edhe nga lojtarë që driblimin nuk e kanë pikë të fortë, si në rastin e Hysajt, në më shumë se një rast e pamë veten në pozitë të vështirë, me kalimin nga pozita sulmuese, të kapur në kundërsulm.

Nëse mes marrjes së topit shëtitje pa asnjë përfitim, i shtojmë edhe gabimet në pasim, situata mori përmasat e humbjes që inkasuam. Që nuk ishte mbrëmje për Baren u kuptua më herët se nisja e Leëandoëskit në golin e tretë, me pasime horizontale e kthime topi pas sa herë bashkëveproi me Hysajn. Përpara Cikalleshi nuk gjeti asnjë mbështetje, sepse Manaj mbeti i mbytur në individualitetin egoist, kur ndoshta ishte ende duke kujtuar sa për ca kohë u stërvit me Messin. Në të vetmin rast që mund të bënte dicka, ishte penalltia e munguar, ku arbitri ndoshta me mendjen se ndosh gjithnjë kështu, nuk pa se ndaj sulmuesit ishte bërë vërtetë faull.

Në antitezë me shterpësinë e qarkullimit të sferës nga kuqezinjtë, vjen sjellja taktike dhe efikasiteti i Polonisë së Paolo Sousas, me katër gola në katër mundësi të paraqitura. Aty askush nuk tentoi driblime të pamundura, e edhe atëherë kur dikush si Leëandoëski e bëri, përfundoi me topin në rrjetë, duke gjetur pasimin e duhur në momentin e duhur: gjë që nga të besuarit e Rejas, askush nuk e bëri…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI