Flash

Barça, zbulohet burofaksi i Messi: kërkoi të largohej në vitin 2020

Lapsi.al 5 September 2021
Barça, zbulohet burofaksi i Messi: kërkoi të largohej në

E tashmja e Lionel Messit flet frëngjisht, por nga Spanja vjen një lajm ekskluziv që zbulon se si shkuan gjërat mes argjentinasit dhe Barcelonës në fund të sezonit 2019-2020. Mundo Deportivo, në fakt, ka publikuar burofaksin në të cilin Leo i kërkoi zyrtarisht klubit blaugrana që ta lironte falas, në bazë të klauzolës 3.1 të kontratës. I datuar më 24 gusht 2020, dokumenti i drejtohej ish-presidentit Bartomeu dhe, së bashku me kërkesën për zgjidhjen e kontratës, përmban edhe arsyet e lojtarit për mosrespektimin e afatit të datës 10 qershor 2020. Për shkak të Covid, në fakt, atë vit sezoni i Barcelonës përfundoi në gusht, por vonesat në kalendar për shkak të pandemisë nuk ishin të mjaftueshme që argjentinasi të largohej nga Katalonja.

TEKSTI I BUROFAKSIT

"Në prezencë dhe në përputhje me dispozitat e pikës 3.1 të kontratës së 25 nëntorit 2017, shpreh vullnetin për të ndërprerë kontratën time të punës si futbollist profesionist me fuqi nga 30 gusht 2020", thuhet në pjesën e parë të burofaksit të dërguar nga Messi, drejtuar presidentit të Barcelonës. Pastaj një kalim themelor në lidhje me datat dhe afatin e 10 qershorit, një detaj shumë i rëndësishëm i krahut të hekurt mes lojtarit dhe klubit blaugrana. "Në çdo rast, brenda 10 ditëve nga përfundimi i sezonit konkurrues, dhe në përputhje me afatin e rënë dakord për ushtrimin e klauzolës 3.1., në konformitet me përmbajtjen materiale të marrëveshjes sonë, e cila duhet të interpretohet në përputhje me rrethanat e jashtëzakonshme të sezonin 2019-2020, unë ushtroj të drejtën time për t'u tërhequr nga kontrata me efekt nga 30 gusht 2020, me pasojat e parashikuara në dispozitën e lartpërmendur 3.1 - shkruan Leo në burofax për të justifikuar vonesën në kërkesën për zgjidhjen e kontratës -. Përshëndetje të përzemërta, Lionel Andrés Messi". Arsyetim që me sa duket nuk ishte i mjaftueshëm për të mbyllur menjëherë aventurën në Barcelonë, duke e detyruar Pleshtin të qëndrojë një tjetër sezon në blaugrana para se të transferohej te PSG.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI