Flash

Benzema nervozon PSG e pret Mbappé te Real: "Herët a vonë do të vijë"

Lapsi.al 5 September 2021
Benzema nervozon PSG e pret Mbappé te Real: "Herët a vonë

"Mbappe? Real Madridi e kërkon, nuk është më sekret. Do të doja që ai të kishte ardhur këtë vit, por e di që ai do të jetë te Real një ditë". Ky është konstatimi i sulmuesit francez dhe i merengues Karim Benzema gjatë një interviste me Telefoot, në lidhje me shokun e tij të kombëtares, i cili mbeti te PSG, edhe pas një tentative të fortë të Realit në këtë sesion të merkatos së transferimeve. "Kemi folur, por nuk i mbajmë kontaktet vetëm për këtë", shtoi sulmuesi francez.

As oferta e fundit prej 200 milionë eurosh nga Real Madrid nuk arriti të shembë murin e ndërtuar nga PSG përreth Mbappe, i cili ishte duke menduar se e kishte veshur 'camiseta blanca'. Një ëndërr, ajo e sulmuesit francez, e shtyrë të paktën deri në verën e vitit 2022. Në muajt e ardhshëm sheikët do të përpiqen përsëri të bindin lojtarin të rinovojë, në mënyrë që të mos e humbasin atë në një transferim falas korrikun e ardhshëm. Nga ana e tij, megjithatë, Mbappé vazhdon të refuzojë propozimet e klubit francez: më i fundit, sipas 'Le Parisien', prej 45 milionë eurosh neto në sezon, deri në vitin 2024.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI