Flash

DASH: SHBA do të strehojë 50 mijë afganë, 2,275$ do të shpenzohen në muaj për secilin

Lapsi.al 5 September 2021
DASH: SHBA do të strehojë 50 mijë afganë, 2,275$ do të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të strehojnë rreth 50 mijë qytetarë afganë dhe planifikon që të shpenzoje të paktën 2,275 dollarë për secilin për t’u siguruar strehim, ushqim dhe shkollimin e fëmijëve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për Bloomberg se administrata Biden ka ndarë fonde për të ndihmuar me dhjetëra mijëra afganë që do të largohen nga regjimi i talebanëve në muajt e ardhshëm.

Departamenti po ashtu është duke parë me Kongresin mundësinë që të evakuarit të kenë akses në benefite federale si “Medicaid”.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha në një konferencë shtypi se mes 50 mijë afganëve që do të vijnë në SHBA ka qytetarë amerikanë, banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit e vizave, njerëz që kanë aplikuar për viza të veçanta emigruese (SIV) dhe afganë të tjerë që janë më të rrezikuar nën sundimin taleban, siç janë gazetarët dhe punonjësit humanitarë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI