Flash

F1/ Verstappen triumfon në Hollandë përballë Hamilton: skenar i Mercedes me xhiron e shpejtë

Lapsi.al 5 September 2021
F1/ Verstappen triumfon në Hollandë përballë Hamilton:

Max Verstappen i çoi në delir turmat portokalli të Zandvoort me fitoren në Çmimin e Madh të Hollandës i garuar si kryesues nga semafori në flamurin me kuadrate. Asgjë për të bërë për Leëis Hamilton i cili ndoqi Red Bullin e rivalit të tij për të shtatëdhjetë e dy xhirot e GP, por duhet të kënaqet me vendin e dytë, përpara shokut të Mercedes Valtteri Bottas. Ferrari i pesti dhe i shtati në finish me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Verstappen kthehet tashmë në komandën e përgjithshme me tre pikë mbi Hamilton.

Ashtu si në kualifikuese, i provoi të gjitha mënyrat Hamilton që të prishte festën për Max Verstappen dhe dhjetëra mijëra bashkatdhetarët e tij të cilët për tre ditë i shndërruan dunat rreth rripit të asfaltit të Zandvoort në një fasadë "portokalli". Gjithçka e kotë, suksesi në GP e Hollandës, që u kthye në kalendar pas tridhjetë e gjashtë vjetësh, nuk i shpëtoi të paracaktuarit Max, i cili gjithashtu rimori lidershipin në klasifikimin e përgjithshëm.

Një fitore me tjetër peshë, në krahasim me atë në GP-farsën e së dielës së kaluar në Spa-Francorchamps. Në podiumin me fituesin, ngjiten vetë Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës Bottas, por dhoma e kontrollit në Stuttgart bëri gati qark të shkurtër në fund, duke montuar gomash të reja dhe më pas duke i kërkuar atij që të ndërpriste xhiron e shpejtë, në mënyrë që të mos e vidhte (pikën bonus) nga Mbreti i Zi. Shumë vonë, Bottas e mori atë, pastaj e detyroi vetë Leëis të punonte jashtë orarit për ta rimarrë përsëri ... dhe kufizoi distancën nga Verstappen në tre pikë: 224.5 pikë me 221.5.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI