Flash

Nga 12 golat e pësuar nga Hungaria, në serinë e 73 viteve pa rezultat pozitiv: ja si Reja mendon të ndryshojë historinë

Lapsi.al 5 September 2021
Nga 12 golat e pësuar nga Hungaria, në serinë e 73 viteve pa

Ka shumë kombëtare me të cilat statistikat janë negative, por ato me Hungarinë kanë mes tyre jo vetëm faktin e asnjë fitore në histori, por edhe rezultatin rekord të një humbje në arenën ndërkombëtare, edhe pse bëhej fjalë për një miqësore. Shqipëria përballet kështu pasditen e sotme (ora 18) jo vetëm me një kundërshtar të fortë të Grupit I, por edhe me ata që kemi 73 vjet që nuk i shkëpusim dot një barazim.

STATISTIKAT

Nga 20 gushti i vitit 1947 kur Hungaria e Shqipëria u përplasën për herë të parë në Kupën e Ballkanit nisi edhe kalvari i humbjeve me një 3-0 të pastër, që do ta pasonin edhe 5 të tjera në 6 ndeshje në total. Pikërisht kështu, sepse vetëm ndeshja e kthimit e Kupës së Ballkanit përfundoi 0-0 në 'Qemal Stafa', nga atje vetëm humbje. Mes tyre edhe ajo katastrofike 12-0 në 24 shtatorin e vitit 1950, fatmirësisht në një miqësore.

FORMACIONI

Një lloj hapje për modifikim moduli në konferencën për shtyp, por vetëm për pak caste, sepse në pyetjen e tretë Reja u kthye sërisht tek 3-5-2 që lojtarët e tij 'e kanë memorizuar symbyllur'. Berisha në portë është i sigurtë, ndërsa edhe treshja difensive nuk do të ndryshojë me Ismajli-Gjimshiti-Kumbulla. Dilema më e madhe është në lidhje me krahun e djathtë të mbrojtjes, ky mungon Hysaj i skualifikuar. Albi Doka do të ishte zëvendësuesi ideal i anësorit të Lazios, por kritikat për mbajtjen jashtë të lojtarëve ofensivë, mund ta bëjë Rejan ti besojë këtë ndeshje Odise Roshit. Ndeshja nën ton e Bares e kartoni i verdhë me Poloninë që e skualifikoi, ishte si një asist për Nedim Bajrami, i cili është në formë të mirë dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në debutimin me fanellën kuqezi. Pjesa tjetër asnjë ndryshim, përvec faktit që Uzuni është lajmëruar në konferencë për shtyp se do të luajë në krah të Cikalleshit.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Roshi/Doka, Ismajli, Kumbulla, gjimshiti, Trashi, Gjasula, Bajrami, Abrashi, Çikalleshi, Uzuni.

DËMTIMET

Një ndeshje problematike në këndvështrimin e teknikut Reja, duke qenë se italiani duhet të gjejë formulën e duhur për të zëvendësuar tre titullarë të skualifikuar në ndeshjen me Poloninë. Bare, Hysaj e Manaj nuk do të jenë, por ajo që shqetëson Rejan është kondicioni fizik i Sokol Çikalleshit. Sulmuesi është i padiskutueshëm për trajnerin, por ai ka shfaqur një problem në gju në stërvitjen e fundit e kështu situata e tij po monitorohet me kujdes. Nëse golashënuesi më në formë i kombëtares nuk ia del, atëherë do të jetë Balaj, që do ta nisë si titullar sfidën.

GRUPI I

Shqipëria në katër ndeshjet e para ka marrë dy humbje e dy fitore e me gjashtë pikë ndjek pikërisht Hungarinë, me të cilën do të ndeshet e Poloninë, që e mundi 4-1. Të dy rivalët e kuqezinjve kanë 7 pikë, ndërsa kryeson renditjen Anglia me pikë të plota 12. San Marino e Andorra janë skuadra ku askush nga pretendentët nuk ka lënë pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI