Flash

"Proteston shumë te arbitrat": lojtarët e Tottenham të pakënaqur nga prezenca e Paratici në pankinë

Lapsi.al 5 September 2021
"Proteston shumë te arbitrat": lojtarët e Tottenham të

Pavarësisht një fillimi sezoni të nivelit të lartë, tri fitore nga tre të mundshme në Premier League dhe kualifikimi për grupet e Conference League, disa probleme në shtëpinë e Tottenham janë, që përfshijnë edhe drejtorin Fabio Paratici. Sipas The Sun, disa lojtarë janë të pakënaqur me praninë e italianit dhe bashkëpunëtorëve të tij në pankinë gjatë ndeshjeve në shtëpi: ata nuk ndihen të lirë të flasin dhe besojnë se protestat ndaj gjyqtarëve janë të tepërta.

Një burim brenda klubit shpjegoi për të përditshmen angleze: "Lojtarët thjesht nuk e pëlqejnë këtë gjë. Zëvendësuesve në stol nuk u pëlqen kur drejtuesit qëndrojnë aty në këmbë duke i bërtitur arbitrave ose ekipit dhe ata nuk ndihen të lirë për të folur me njëri-tjetrin".

Siç raportohet nga The Sun, lojtarët e Spurs duhet të kenë të paktën edhe një muaj tjetër durim: Paratici, ashtu si edhe drejtori i përfaqësimeve teknike Hitchen, është i detyruar për shkak të rregullave anti-Covid të ulet në stol së bashku me rezervat dhe stafin teknik në mënyrë që grupi i ekipit të mbetet i gjithi në të njëjtën zonë.

Duke filluar nga tetori, Premier League shpreson, nëse shifrat e pandemisë e lejojnë, të ndryshojë rregulloren në mënyrë që drejtuesit të kthehen në tribuna.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI